Rusia tha të mërkurën se ka urdhëruar që një pjesë e stafit të Ambasadës amerikane në Moskë të kthehet në shtëpi deri më 31 janar. Kjo masë hakmarrëse vjen pas atij që Moska e cilësoi vendim të SHBA-së për kufizimin e mandatit të diplomatëve rusë.
Vendimi i Rusisë erdhi si pjesë e eskalimit të mosmarrëveshjes diplomatike. Ambasadori rus në Washington tha javën e kaluar se 27 diplomatë rusë dhe familjet e tyre po dëbohen nga Shtetet e Bashkuara dhe se do të largohen nga ky vend më 30 janar, shkruan Reuters.
“Ne synojmë të përgjigjemi në mënyrë përkatëse. Punëtorët e ambasadës së SHBA-së, që kanë qenë në Moskë për më shumë se 3 vjet, duhet të largohen nga Rusia më 31 janar”, tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, transmeton Insajderi.
Agjencia e lajmeve, RIA, e citoi këtë zyrtare të ketë thënë se rregullat e reja të SHBA-së nënkuptojnë që diplomatët rusë që janë detyruar të largohen nga Shtetet e Bashkuara gjithashtu nuk kanë të drejtë të punojnë si diplomatë në SHBA për 3 vjet.