Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka njoftuar se Ekipi Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s do të vazhdojë të angazhohet për avancimin e FSK-së, përcjell InLajmi.
Ministri Mehaj dhe gjeneral Jashari kanë pritur në takim Drejtorin e Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s, Gjeneral brigade Jörg Rüter.
Gjeneral Jashari me këtë rast ka shprehur besimin se ky bashkëpunim me gjeneral Rüter, do të thellohet edhe më shumë.
Gjeneral Rüter, me këtë rast, uroi Gjeneral Jasharin për detyrën e re.
Postimi i plotë i tij:
Ekipi Këshillues dhe Ndërlidhës i NATO-s do të vazhdojë angazhimin për avancimin e FSK-së
Sot së bashku me gjeneral Jasharin, pritëm në takim Drejtorin e Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s, Gjeneral brigade Jörg Rüter.
Me këtë rast, shpreha edhe njëherë mirënjohjen dhe vlerësimin e lartë për rolin dhe angazhimin e NALT-it në zhvillimin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së.
Nga ana e tij, gjeneral Jashari, theksoi rëndësinë e madhe të bashkëpunimit të ngushtë me NALT-in edhe gjatë detyrës së tij paraprake si Inspektor Gjeneral i FSK-së, duke shprehur besimin se ky bashkëpunim me gjeneral Rüter do të thellohet edhe më shumë në cilësi të Komandantit të FSK-së.
Gjeneral Rüter, me këtë rast, uroi Gjeneral Jasharin për detyrën e re, duke besuar se, sikur nga pozita e mëhershme, bashkëpunimi dhe angazhimi i përbashkët, do të vazhdojë, edhe nga pozitat e reja, në funksion të zhvillimit dhe avancimit të FSK-së./InLajmi/