Thellë në zonën malore në kufirin midis Zvicrës dhe Francës është një tunel rrethor më shumë se 27 km i gjatë, shkruan InLajmi.
Brenda tij gjendet makineria më e madhe e botës “Përplasësi i madh i hedronëve (Large Hadron Colider –LHC). Ai është një fakt një tub i gjatë në formë unaze ku hedronët (grimcat nënatomike) përshpejtohen rreth e qark deri sa arrijnë shpejtësi marramendëse dhe pastaj përplasen me njëri-tjetrin.
Ajo që shkencetarët shpresojnë të shohin në grimcat e thërrmuara mund t’u japë përgjigje pyetjeve themelore rreth gjithësisë si p.sh. pse kanë gjërat masë?, pse kanë vrull dhe inerci?
Kjo makineri përdor magnete të fuqishme për t’i përshpejtuar grimcat me shpejtësi të madhe në drejtime të kundërta nëpër një tub, që pastaj ato të përplasen me njëra-tjetrën. Sensorë të posaçëm ndjekin grimcat e reja që krijohen për një kohë të shkurtër kur thërrmohen grimcat e përplasura.
LHC-ja duhet të punojë në temperatura shumë të ulëta. /InLajmi/
Burimi: Discovery Channel