Në Obiliq, konkretisht në një poligon të shenjëtarisë ka ndërruar jetë një person, i cili ishte plagosur aty pak orë më parë, përcjell InLajmi.
“Rreth orës 17:45, është pranuar informata për një rast të plagosjes me armë zjarri, të ndodhur në një poligon të shenjëtarisë në Obiliq. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në të dhënat e para, janë ngritur dyshimet se një person, mashkull, 24-vjeçar, ka marrë plagë nga arma e zjarrit”, është shprehur zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci, në momentin kur është konfirmuar për plagosjen e personit tash të ndjerë.
/InLajmi/