Policia e Kosovës ka raportuar se është gjetur një person pa shenja jete, në oborrin e shtëpisë së tij në Istog, përcjell InLajmi.
Është raportuar se viktima pa shenja jete është mashkull. Policia e Kosovës ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes së bashku me ekipin mjekësor.
Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:
Istog, 30.11.2021 – 10:02. Është raportuar se viktima mashkull kosovar në oborrin e shtëpisë së tij, ishte gjetur pa shenja jete nga dëshmitari mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe ekipi mjekësor ku dhe është konstatuar vdekja e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për Obduksion. /InLajmi/