Kryetari i ri i Skenderajit, Fadil Nura, ka bërë vizitën e parë pas marrjes së mandatit në kompleksin përkujtimor “Adem Jashari”, përcjell InLajmi.
Nura shpreh nderime të larta së bashku me nënkryetarin Sami Lushtakun, kryesuesen e Kuvendit Adelina Spahiun, deputeten Ariana Shoshi-Musliu dhe drejtorët e anëtarët e tjerë komunalë.
Në fund Nura thotë se “Lavdia u takon Jasharëve”.
Postimi i plotë i tij:
Vizita e parë pas marrjes së përgjegjësive të reja, detyrueshëm bëhet aty ku nisi gjithçka, në Kompleksin e sotëm Përkujtimor “Adem Jashari”, ku me përulje shprehim respektin e thellë para varreve të Jasharëve, në krye me Bacën Shaban, Hamzën, Ademin – si kryekomandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe të gjithë të rënëve tjerë dëshmorë, që sakrifica e tyre sublime për atdhe, na obligon të gjithë pa përjashtim, të punojmë me angazhim të lartë, për të jetësuar amanetin e dëshmorëve të kombit!
Nderime të larta institucionale bëmë sot së bashku me nënkryetarin z.Lushtaku, kryesuesen e Kuvendit, znj.Spahiu, deputeten e Parlamentit të Kosovës, znj.Ariana Shoshi-Musliu, drejtorët komunalë, anëtarët e Kuvendit dhe qytetarë të tjerë.
Lavdia u takon Jasharëve! /InLajmi/