Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka treguar se ka nisur operacioni më i madh i eksportit detar të Shqipërisë në Sarandë, përcjell InLajmi.
Ky operacion përfshin edhe Japoninë në hartën e eksporteve shqiptare, që nga 3 vende në vitin 2013 sot ka plot 27 destinacione, tha ai.
Sipas Ramës, industria shqiptare e peshkimit tashmë është një industri konkuruese në tregun ndërkombëtarë dhe pas pesëfishimit të eksporteve në 2 mandatet e para tregon që synojnë dyfishimin në mandatin e 3.
Postimi i plotë i tij:
Sarandë – Nis sot operacioni më i madh i eksportit detar të Shqipërisë, i cili e përfshin edhe Japoninë në hartën e eksporteve shqiptare, që nga 3 vende në vitin 2013 sot ka plot 27 destinacione.

Industria shqiptare e peshkimit tanimë është një industri konkuruese në tregun ndërkombëtar dhe pas pesëfishimit të eksporteve të saj në 2 mandatet e para, synojmë dyfishimin në Mandatin e 3.
#ShqipëriaEArdhmjaJonë.
#SkaKohëPërPushim./InLajmi/