Ministria e Shëndetësisë duke u bazuar në të dhënat e Institutit Kombëtare të Shëndetësisë Publike ka bërë të ditur se brenda 24 orëve janë kryer 1.098 testime, ku 8 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin koronavirus, përcjell InLajmi.
Ministria e Shëndetësisë gjithashtu ka njoftuar se brenda 24 orëve është shënuar një rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 9 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.787. Në total numri i rasteve aktive është 320. /InLajmi/

















