Policia e Kosovës ka njoftuar se rreth orës 08:00 në rrugën rajonal Mitrovicë-Pejë, saktësisht në fshatin Lushtë ka ndodhur një aksident trafiku, përcjell InLajmi.
Zëdhënësi i Policisë në rajonin e Mitrovcisë, Avni Zahiti ka thënë për Gazetën InLajmi se në aksident ka qenë e përfshirë një veturë, ku drejtuesi i saj ka humbur kontrollin dhe i njëjti ka pësuar lëndime.
“Një aksident trafiku me lëndime është raportuar sot rreth orës 8:00, i ndodhur në rrugën rajonale Mitrovicë-Pejë segmenti rrugor në fsh Lushtë.Në aksidnet një automjet i përfshirë, si pasoj e humbjes së kontrollit ndaj automjetit drejtuesi me automjet del nga rruga me ç’ rast pëson lëndime i cili ka kërkuar tretman mjekësor”, ka deklaruar Zahiti. /InLajmi/