Aktorja e njohur kosovare të martën ka bërë të ditur se këtë të mërkurë do t’i nënshtrohet një operacioni që sipas saj ishte jetë a vdekje, për shkak se i është rikthyer tumori në tru pas 9 viteve, përcjell InLajmi.
Pas operacionit, i dashuri i aktores Adriana Matoshi, Keith Groeneveld, ka konfirmuar se operimi i saj ka kaluar me sukses.
“Faleminderit Zotit, operacioni ishte i suksesshëm”, ka shkruar Keith.
Ndryshe, dje është organizuar një ecje nëpër sheshet e kryeqytetit, në mbështetje të Adriana Matoshit./InLajmi/
