Masat e reja të cilat i ka miratuar sot Qeveria e Kosovës, do të ashpërsojë edhe më shumë udhëtimin me trasnportin publik, përcjell InLajmi.
Derisa deri më tash qytetarët janë ankuar në masë të madhe për masat sa i përket transportit publik, nga data 3 janar ata nuk do të mund as të hipin në autobusë nëse nuk e posdeojnë certifikatën e vaksinimit të plotë, me 2 doza kundër Covid-19.
Tutje, sipas masave të reja thuhet se pasagjerët mund të udhëtojnë edhe nëse kanë një dozë vaksine, por me kushtin që të kenë edhe testin antigjen PCR negativ.
Ndryshe, edhe ata që kanë dëshminë se e kanë kaluar koronavirusin, duhet të kenë së paku një dozë vaksine për të udhëtuar me autobusë. /InLajmi/