Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri ka mbajtur konferencë për media pas dështimit të mbledhjes së Kryesisë së Qeverisë, raporton InLajmi.
Tahiri në këtë konferencë është shprehur se kjo është e papranueshme dhe kjo qasje duhet ndryshuar.
“Edhe sot dështoi mbledhja e Kryesisë. Nuk ka kuorum për t’u mbajt mbledhja. Duhet ta ndryshojmë rregulloren e Kuvendit që përgjegjësinë ta ketë shefi i GP”.
“Është e papranueshme dhe e padrejtë të mos ketë takim të Kryesisë. Funksionalizimi i Bordit të RTK-së është i rëndësishëm”. /InLajmi/