3 persona u vranë dhe 6 të tjerë u plagosën të martën nga të shtënat në një shkollë të mesme në Miçigan, thanë autoritetet.
I dyshuari i vetëm, një 15 vjeçar është arrestuar, derisa i dyshuari u mor në paraburgim brenda 5 minutave.
Policia ka sekuestruar në vendngjarje një pistoletë gjysmë automatike, shkruan cbsnews.com
Ndërsa Policia nuk i identifikoi viktimat e vdekura, por tha se një nga 6 personat e plagosur ishte mësuese në shkollën e mesme, transmeton KlanKosova.
Ndryshe, autoritetet janë duke kryer një kontroll dytësor në shkollë për të gjetur viktima shtesë.