Ish-ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, ka reaguar pas shkarkimit të ish-gjeneralit të FSK-së, Rrahman Rama, përcjell InLajmi.
Selimi ka treguar për bashkëpunimin e tij me Gjeneral Ramën, duke thënë se puna e tij ishte historike.
Tutje ai ka thënë meqenëse zëvendësimi i tij është ‘’Jashar’’, nuk mundem të komentoj asgjë.
Postimi i plotë i tij:
Me Gjeneral Ramën kemi punuar bashkë në shumë projekte nacionale. Është patriot i vërtetë. Ka sjellë FSK në këtë piedestal. Puna e tij është historike. Zëvendësimi i tij është Jashar andaj nuk mundem të komentoj. Sot pushteti ka shkarkuar një patriot e një ushtarak vizionar./InLajmi/