E para e vendit, Vjosa Osmani, është deklaruar së fundmi lidhur me emërimin e Bashkim Jasharit, nipin e Adem Jasharit, si komandant të FSK-së, përcjell InLajmi.
Duke iu referuar faktit se Jashari ka qenë pjesë e UÇK-së, Osmani përmes një postimi në rrjetet sociale tha se ai i ka shërbyer popullit kur ky rrezikoj të shuhej nga regjimi gjenocidial i Millosheviqit.

‘‘Edhe tash e tutje do t’i shërbej shtetit të tij duke e udhëhequr ushtrinë e ndërtuar me aq shumë mund e sakrificë të brezave të tërë. Prandaj ishte nder i veçantë që sot ta emëroj në detyrën e Komandantit të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Gjeneralmajor Jashari do ta ketë mbështetjen time të plotë si Komandante Supreme në ngritjen e FSK-së në piedestale edhe më të larta“, ka shkruar presidentja e vendit, Osmani.
Postimi i plotë i saj:
Bashkim Jashari i shërbeu atdheut atëherë kur populli ynë rrezikohej të shuhej nga regjimi gjenocidal i Millosheviçit. Edhe tash e tutje do t’i shërbej shtetit të tij duke e udhëhequr ushtrinë e ndërtuar me aq shumë mund e sakrificë të brezave të tërë.
Prandaj ishte nder i veçantë që sot ta emëroj në detyrën e Komandantit të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Gjeneralmajor Jashari do ta ketë mbështetjen time të plotë si Komandante Supreme në ngritjen e FSK-së në piedestale edhe më të larta.
Në këtë detyrë të shenjtë gjeneralmajor Jasharit i uroj suksese, ndërkaq gjenerallejtënant Ramën e falënderoj për shërbimin e deritashëm!
/InLajmi/





















