Gjykata e Hagës, me 30 Nëntor të vitit 2005 shpalli të pafajshëm ish-luftëtarin e UÇK-së, Fatmir Limaj – Çeliku, nga akuzat për krime lufte, përcjell InLajmi.
Fatmir Limaj ishte njëri ndër komandantët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës i cili ishte shpallur i pafajshëm për aktakuzat e ngritura ndaj tij.
Në atë kohë Limaj ishte kohe deputet në legjislacionin e parë të Kuvendit të Kosovës dhe shef i Grupit Parlamentar të PDK-së, i njëjti u arrestua nga Tribunali i Hagës në Shkurt 2003 nën akuzat për krime lufte.
Ish-komandanti i UÇK arriti në Aeroportin e Prishtinës me 1 Dhjetor 2005, ku u prit nga liderë të lartë politikë si dhe nga komandantët e tjerë të UÇK-së, si Hashim Thaçi, Azem Syla, Sylejman Selimi, Jakupi Krasniqi, Rexhep Selimi, Ramë Buja dhe Agim Çeku.
Në pritje të tij kishin dalë edhe një numër i madh i qytetarëve të cilin po festonin. /InLajmi/