Qytetarët e Kosovës, pas marrjes së lajmit të hidhur nga aktroja dhe njëherit edhe deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Adriana Matoshi, se i është rikthyer pas 9 vitesh sërish tumori në tru, kanë organizuar ecje në sheshet e kryeqytetit tonë, raporton InLajmi.
Në sheshin ”Zahir Pajaziti” shihet një numër i madh i qytetarëve, kolegë e familjarë të cilët kanë vazhduar ecjen deri tek “Teatri Kombëtar”.
Në këtë ecje është bashkuar edhe deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra e cila tha se janë bërë bashkë për një grua të fuqishme, siç është Ardiana Matoshi.
“Unë jam bashku disa njerëzve të mi qe sot kanë vendos të solidarizohen me ballafaqimin me të cilin po përballet mikja e kolegia po edhe një grua e zonja e Kosovës, Adriana Matoshi. Besoj në fuqinë e saj, besoj”, tha ajo.
Në shkrimin e Adriana Matoshit që e publikoi të hënën, ajo bëri me dije se pas rishfaqjes së këtij problemi shëndetësor, të mërkurën pritet të ketë ndërhyrjet e para për trajtim./InLajmi/