Legjenda e Liverpoolit dhe Arsenalit, Ray Kennedy, ka ndërruar jetë sot në moshën 70-vjeçare. Ai ka vuajtur nga një sëmundje e rëndë dhe e gjatë.
Kennedy gjatë karrierës së tij si futbollist bëri 393 paraqitje për Liverpoolin.
Ai mbërriti në “Anfield” në vitin 1974 pasi kishte luajtur më shumë se 200 herë për Arsenalin, duke fituar dyfishin e ligës dhe kupës me skuadrën e Londrës së Veriut.
Më pas, ai ka fituar 11 trofe të mëdhenj me gjigantin Liverpool gjatë një periudhe 8-vjeçare, duke fituar 5 tituj të ligës dhe Kupën Evropiane në 3 raste, e ka konfirmuar klubi i Liverpoolit, në faqen zyrtare të tyre.
Ai luajti edhe për Swansea Cityn, Hartlepoolin, Pezoporikosin dhe Ashington përpara se të pensionohej në vitin 1985, transmeton Zëri

Ndryshe, ai la pas 2 fëmijët e tij Cara, 45 vjeç dhe Dale, 40 vjeç.