Eventi i famshëm i modës “British Fashion Awards” është mbajtur dje në Royal Albert Hall, ku edhe kanë marrë pjesë yje të famshme, përcjell InLajmi.
Nata më e rëndësishme e stilit u udhëheq nga këngëtari dhe aktori Billy Porter. Porter shprehu se ndjehet i emocionuar që ta udhëheq Fashion Awards.
Rikujtojmë që ky event erdhi pas një viti mungesënë tapetin e kuq. Në Londër u mblodhën të gjithë yjet e showbizit për të përfaqësuar veshjet e tyre dhe markën apo industrinë nga e cila janë veshur.
Në event vërehen veshjet e dizajnerëve të famshëm qoftë nga Londra apo e gjithë bota.
Në event morën pjesë disa nga emrat e mëdhenj si: Dua Lipa, Priyanka Chopra Jonas, Winnie Harlow, Lilly Alen, Charli Howard, Indya Moore, Edward Enninful, Anna Wintour dhe Hamish Boëles, Demi Moore, Elsa Hosk, Kris Jenner, Romeo Beckham dhe Mia Regan, Stella Maxwell, Adriana Lima, Alexa Chung.
Këto janë disa nga veshjet e tyre:
Disa nga markat ose industritë e njohura të modës që ishin të veshur këngëtarët dhe aktorët që morën pjesë në këtë event ishin Richard Quinn, Caroline Hu, Maximilian, Fendi, Givenchy, Tommy Hilfiger. /InLajmi/