Prej muajit nëntor nis një periudhë disa-mujore në të cilën konsumohen mandarinat.
Por, çka i bën shëndetit tuaj ngrënia e tyre?
Mandarinat shpesh ngatërrohen me portokajtë edhe pse janë frute të ndryshme. Të dyja në fakt njihen si frute me shumë pak kalori, dhe përmbajnë të njëjtat vlera ushqyese, por mandarinat janë më të ëmbla dhe më të vogla se portokajtë.
Po ashtu, ky frut ka një lëvore më të qërueshme dhe është më i vogël në madhësi.
Në gjuhën angleze ato njihen edhe si Tangerina për shkak se e morën emrin nga vendi prej të cilit importoheshin, Tanxheri i Marokos.
Mandarinat kanë po ashtu shumë ujë në brendi 85%, përmbajnë më së shumti karbohidrate dhe gati aspak yndyrë.
Për dallim nga portokajtë që kanë shumë vitamin C, mandarinat kanë vitaminë A.
Përfitimet shëndetësore nga të 2 frutat kësisoj janë shumë të mëdha.
Megjithatë, shumë studime bëjnë thirrje për kujdes për shkak të efekteve anësore që mund të prodhojnë.
Nëse hani portokaj apo mandarina me tepri mund të keni dhimbje të mëdha barku, që mund të çojnë deri në diarre, shkruan Reporteri.net.
Po ashtu, tepria mund të çojë në shtim të peshës, vjellje, marramendje, fryrje barku, dhe thartirë stomaku, kokëdhimbje e pagjumësi, sipas Klinikës Mayo.