Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se brenda 24 orëve janë kryer 1.265 testime, ku 2 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me koronavirus, përcjell InLajmi.
Ministria e Shëndetësisë po ashtu ka njoftuar se brenda këtyre 24 orëve nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Gjithashtu janë shëruar 15 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.778. Në total numri i rasteve aktive është 322. /InLajmi/

















