Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar edhe 8 raste pozitive me koronavirus, përcjell InLajmi.
Sipas raportit ditor të Ministrisë së Shëndetësisë, sot janë shëruar 9 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157 mijë e 787.
Ndërsa në total numri i rasteve aktive me koronavirus është 320.
Njoftimi i plotë nga Ministria e Shëndetësisë:
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 607 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.615.360 doza të vaksinës.
Deri më sot 761 mijë e 595 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Nga 1.098 testime, 8 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 9 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157 mijë e 787.
Në total numri i rasteve aktive është 320./InLajmi/