Sot në Kosovë pritet të mbajë mot me vranësira dhe intervale kohore me diell, por pritet të jetë mjaft ftohtë. Në mëngjes dhe paradite priten reshje lokale bore, ndërsa pasdite intervale kohore me diell. Në mbrëmje pritet acar. Temperaturat minimale pritet të ulen deri në -6 gradë Celsius, ndërsa ajo maksimalja vështirë se mund ta kalojë 3 gradë Celsius.
Në Shqipëri edhe nesër pritet mot mjaft jo-stabil me reshje të dendura shiu në viset mesdhetare dhe reshje bore në verilindje, lindje, juglindje dhe disa vise tjera kodrionore-malore. Në juglindje nëpër ultësira priten reshje shiu dhe bora pritet të arrijë vonë për shkak të “voneses” së frontit të ftohtë. Vende-vende ende priten stuhi dhe rrebeshe intensive shiu me vetëtima, bubullimë dhe mundësi për breshër.
Mot mjaft i ftohtë nesër pritet edhe në Maqedoninë Veriore, Mal të Zi dhe Luginë. Paradite më shumë vranësira dhe reshje lokale bore, ndërsa pasdite reshjet pushojnë dhe pason kthjellimi i pjesërishëm i motit. Në Mal të Zi në mbrëmje dhe natën tjetër pritet acar i fortë.
Të mërkurën Shqipëria pritet të pushojë nga reshjet të paktën përkohësisht. Në Kosovë pas një mëngjesi të ftohtë gjatë ditës priten rritje të temperaturave ose më mirë të themi “zbutje e të ftohtit”. Priten intervale kohore me diell dhe vranësira, por pa reshje atmosferike. Mot i ngjashëm të mërkurën pritet në tërë rajonin, por në mbrëmje vonë në veri të Shqipërisë dhe Mal të Zi rikthehen rigat e shiu dhe fjollat e bores në viset malore.
Të enjtën në Kosovë pritet të kemi mot më të butë me erëra jugore dhe mundësi për riga shiu në disa vise. Në Shqipëri dhe Mal të Zi priten reshje lokale shiu dhe rrebeshe lokale me vetëtima dhe bubullimë. Në Maqedoninë Veriore dhe Luginë kryesisht pa reshje, shkruan Meteo Ballkan.

Të premtën një tjetër ciklon me reshje të reja shiu dhe bore në viset malore. Me uljen e temperaturave reshjet bore pasdite vonë mund të ketë edhe në disa ultësira në Kosovë dhe Mal të Zi