Një stuhi e fuqishme goditi Stambollin dhe pjesë të tjera të Turqisë të hënën, duke vrarë të paktën një person dhe duke shkaktuar kërdi në qytetin me rreth 15 milionë banorë.
Një grua u vra në lagjen Esenyurt të Stambollit, ku erëra të forta shkatërruan një pjesë të një çatie e cila ra mbi të dhe fëmijën e saj. Fëmija mbijetoi me plagë, raporton AP.
Diku tjetër në qytet, erërat rrëzuan një kullë sahati, shkulën pemë dhe shkaktuan përmbysjen e të paktën tre kamionëve. Të paktën tetë persona u plagosën, transmeton Klankosova.tv.
Bosfori, rruga e ngushtë ujore që ndan qytetin, u mbyll gjithashtu për trafikun detar dhe shërbimet e trageteve u anuluan.
https://twitter.com/metesohtaoglu/status/1465300617568702469
https://twitter.com/NEWS_ALL_TIME/status/1465314337162149893