Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në Fushë Kosovës saktësisht në rrugën “Shefki Kuleta” rreth orës 06:00 ka ndodhur një shpërthim në një lokal, përcjell InLajmi.
Lajmi për Gazetën InLajmi e ka konfirmuar Flora Ahmeti zëdhënëse në Policinë e Kosovës, ku ka thënë se duke u bazuar në të dhënat fillestare nuk raportohet për të lënduar .
“Sot rreth orës 06:00 kemi pranuar informatën për një shpërthim në rrugën “Shefki Kuleta”në Fushë Kosovë” Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore të cilat po merren me rastin. Bazuar në të dhënat fillestare nuk raportohet për persona të lënduar, janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Rasti është cilësuar si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, dhe po trajtohet nga njësitet përkatëse”, ka deklaruar Ahmeti. /InLajmi/