Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, është duke qëndruar në Kosovë për vizitë zyrtare, raporton InLajmi.
Pas takimit me Presidenten Vjosa Osmani, Pahor ka mbajtur konferencë për media ku ka kërkuar të tejkalohet gjitha mosmarrëveshjet në dialogun Kosovë-Serbi dhe të vazhdohet tutje për arritjen e marrëveshjes finale.
Tutje ai ka thënë se Sllovenia do të mbështesë dialogun dhe perspektivën e Kosovës në procesin euro-integrues.
“Kushti i parë është t’i besohet dialogut dhe respektohen marrëveshjet”, tha ai.
“Në të 2 këto çështje Sllovenia është mbështetëse edhe më tutje. Sllovenia e mbështet edhe perspektivën euroatlantike të Kosovës…Duhet të tejkalohen mosmarrëveshjet në dialog dhe të ndikojmë në Bashkimin Evropian”, deklaroi tutje ai. /InLajmi/