Spanja dhe Suedia njoftuan sot se kanë zbuluar rastet e para të infektimit me një lloj të ri të virusit korona, Omicron
Në Spanjë, omicron u zbulua në një pasagjer të ardhur nga Afrika Jugore
Varianti u sekuencua në një spital të Madridit dhe pacienti ishte në gjendje të mirë, por Ministria e Shëndetësisë nuk dha më shumë komente.
Agjencia shtetërore shëndetësore e Suedisë ka njoftuar se edhe në këtë vend skandinav është zbuluar një rast me infeksion Omicron, raporton Reuters, përcjell Lajmi.net
Mostra është e një jave më parë nga një person i infektuar i cili gjithashtu ka ardhur nga Afrika Jugore, tha agjencia shtetërore.