Deputetja, gjegjësisht shefja e Grupit Parlamentarë të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, së fundmi ka shkruar disa fjalë mjaftë prekëse, për aktoren e njohur, deputeten Adriana Matoshi, e cila sot ka njoftuar se i është rikthyer kanceri, përcjell InLajmi.
Kusari-Lila ka thënë se pret që deputetja Matoshi të kthehet më e fortë dhe e buzëqeshur me energjinë dhe dashurinë për jetën dhe njerëzit.
Tutje, Kusari-Lila rikujtoi se për Matoshin asnjëra sfidë nuk ishte e lehtë, por që ajo i’a doli dhe triumfoi si një zonjë e cila në rrugëtimin e saj, vështirësitë dhe përpjetëzat i ka bë me taka dhe buzëkuq.
Ndryshe, deputetja Matoshi, sot përmes një njoftimi të gjatë dhe mjaftë emocionalë, ka njoftuar se pas 9 vitesh i është rikthyer kanceri në kokë.
Postimi i plotë i saj:

Vështirësitë dhe betejat e jetës të kanë forcu dhe të kanë dhënë më shumë dashuri e vullnet për jetën dhe njerezit.
E dashur Adriana,
Të presim të na kthehesh më e fortë dhe e buzëqeshur me energjinë dhe dashurinë për jetën dhe njerezit.
As njëra as tjetra nuk ishin të lehtë me ty, por ti gjithmonë triumfove si një zonjë e cila rrugëtimin e saj nëpër vështirësitë dhe përpjetëzat e jetës, e bën me taka, buzëkuq dhe buzëqeshjen magjike e vullentin e pashembullt për të treguar se e mira e mund të ligën, gjithmonë!
Suksese edhe në këtë sfidë shpirti i bukur, të presim mes nesh për vazhdimin e këngës tonë dhe gëzimit të fitores tënde ❤️
/InLajmi/