Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se në QKUK dhe Spitalet e Përgjithshme, 12 pacientë janë duke u trajtuar me koronavirus dhe 23 pacientë post-covid, përcjell InLajmi.
Sipas Shërbimit Spitalor të Kosovës, me oksigjeno-terapi janë duke u trajtuar 13 pacientë, kurse nuk ka pacientë në mjekim intensiv.
“Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme, Klinika Infektive, 8 pacientë, Klinika e Pulmologjisë, 17 pacientë, post-covid, Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive, nuk ka pacientë”, thuhet në njoftimin e SHSKUK-së./InLajmi/