Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në Gjakovë saktësisht në fshatin Zylfaj është raportuar për disa mjete të pashpërthyera, përcjell InLajmi.
Policia ka bërë të ditur se në vendin e ngjarjes janë dalur edhe FSK-ja ku kanë bërë tërheqjen e 70 mjeteve të dyshuara.
Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:
Fsh. Zylfaj, Gjakovë 28.11.2021 – 12:00.Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se në pyll të fshatit kishte hasur në disa mjete të pashpërthyera. Njësia policore ka bërë sigurimin e vendin të ngjarjes, ndërsa njësitet e FSK-së për deminim, kanë bërë tërheqjen e 70 copë mjeteve të dyshuara (minë E-3) në mënyrë të sigurtë. /InLajmi/