Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani së bashku me kryeministrin Albin Kurti, kanë bërë homazhe në Kompleksin Memorial në Prekaz, me rastin e festës së 28 Nëntorit, përcjell InLajmi.
Osmani tha se e filloi ditën nga aty për të nderuar sakrificën e familjes Jashari.
“Sot e filluam ditën tek komandati legjendar Adem Jashari dhe familja e tij për të nderuar sakrifikën. 28 Nëntorit përpos simbolikës së pavarësisë është edhe datë kur ka lindur komandanti legjendar, kur ka dal UÇK-ja për herë të parë në skenë”, tha Osmani.
Më pas ajo uroi këtë festë duke shpresuar në një të ardhme të ndritur për Kosovën dhe Shqipërinë.
“Dua që sot t’i uroj të gjithë shqiptarët për këtë ditë, duke shpresuar që një e ardhme e ndritur e pret edhe Republikën e Shqipërisë edhe Republikën e Kosovës”, tha Osmani.
Gjithashtu edhe kryeministri Kurti, tha se kjo datë është themelore e identitetit kombëtar shqiptar, duke iu bashkangjitur urimit të presidentes Osmani për festën e 28 Nëntorit.
“Unë i bashkëngjitëm urimit të presidentes. 28 Nëntori është datë themelore e identitetit kombëtar shqiptar. Prej Skënderbeut në Krujë, Ismail Qemailit në Vlorë e Adem Jasharit në Prekaz, kjo është një ditë që na mbushë e gëzim por edhe përgjegjësi., për të zhvilluar vendin tonë, për të shtuar demokracinë janë më të rëndësishme se kurrë më parë.Me këtë rast përkulemi dhe nderojmë ata që sakrifikuan dhe u flijuan për liri, pavarësi e bashkim”, tha Kurti./InLajmi/