Pas ceremonisë së varrimit të dy nxënësve që u vranë nga sulmi me armë zjarri në autobusin me nxënës në Gllogjan të Deçanit, Kryeministri i Republikës së Kosovës, së bashku me zëvendëskryeministren, njëherit ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla dhe ministrin i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe atë të Mbrojtjes, Armend Mehaj vizitoi stacionin e Policisë së Kosovës në Deçan, përcjell InLajmi.
Atje ai u takua me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti nga i cili i informua me të rejat më të fundit në lidhje me zbardhjen dhe zbulimin e rastit e vrasjes së trefishtë. Nga Drejtori i Policisë, Mehmeti u sigurua se janë duke u bërë përpjekjet maksimale që vrasësi apo vrasësit të kapën sa më parë.
Kryeministri u shpreh se nga vizita në stacionin e Policisë u njoftua se është shtuar numri i zyrtarëve të cilët janë angazhuar në hetimet dhe hulumtimet mbi rastin dhe se sasia e informacionit po rritet. Edhe pse fatkeqësisht ende nuk e kemi të dyshuarin apo të dyshuarit në emrin apo emrat e tyre të përveçëm, kryeministri Kurti tha se përpjekjet dhe angazhimi janë shtuar në mënyrë vrasësi apo vrasësit të identifikohen dhe të sillen para drejtësisë sa më parë. /InLajmi/