Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka uruar festën e 28 Nëntorit, Ditën e Flamurit dhe të Pavarësisë, përcjell InLajmi.
Konjufca ua uron 28 Nëntorin gjithë shqiptarëve, duke kujtuar se kjo festë rrënjët i ka në luftën dhe sakrificën e brezave të tërë shqiptarëve për t’ia dhënë kahjen e duhur historisë sonë të lavdishme drejt lirisë.
Postimi i plotë i tij:
Të gjithë shqiptarëve kudo që jetojnë, punojnë e veprojnë, ua uroj nga zemra 28 Nëntorin – Ditën e Flamurit dhe të Pavarësisë.
Kjo festë e unitetit dhe ky Nëntor i identitetit, rrënjët i ka në luftën dhe sakrificën e brezave të tërë të shqiptarëve për t’ia dhënë kahjen e duhur historisë sonë të lavdishme drejt lirisë. Sot 28 Nentori i gjenë bijtë e Skënderbeut, Ismail Qemalit e Adem Jasharit të lirë dhe të bashkuar rreth idealeve kombëtare.
Gëzuar 28 Nëntorin!, /InLajmi/