Moderatori i emisionit “Opinion” në Klan Tv, Blendi Fevziu vizitoi Prekazin, përcjell InLajmi.
Fevziu ka rikujtuar që është rikthyer pas 22 vitesh në lagjen e Jasharajve në Prekaz.
”Memoriali që është sot vendi me i vizituar në Kosovë është dëshmia më e mirë e sakrificës së një familje dhe nje kombi për liri dhe pavarësi. 56 veta humben jetën në Mars 1998 pasi i qendruan për 3 ditë e 3 net një rrethimi të frikshem të njësive speciale të ushtrisë dhe policisë serbe. Nuk pranuan të dorëzohen. Dhe luftuan deri tek i fundit”, tha ai.
Tutje Fevziu tregoi se me Bekim Jasharin, djalin e Hamzes kanë shetitur sot nëpër shtëpitë që ruajnë ende gjurmet e plumbave dhe predhave. Si dhe ka shprehur nderimet për këtë familje.
Postimi i plotë i tij pa ndërhyrje:
Ne vigjilje te dites se pavaresise dhe te ditelindjes se Adem Jasharit, u riktheva, pas 22 vitesh, ne lagjen e Jasharajve me Prekaz. Memoriali qe eshte sot vendi me i vizituar ne Kosove eshte deshmia me e mire e sakrifices se nje familje dhe nje kombi per liri dhe pavaresi. 56 veta humben jeten ne Mars 1998 pasi i qendruan per 3 dite e 3 nete nje rrethimi te frikshem te njesive speciale te ushtrise dhe policise serbe. Nuk pranuan te dorezohen. Dhe luftuan deri tek i fundit. Kushtrim Jashari, djali 13 vjecar i Adem Jasharit, qelloi krismen e fundit dhe qe i fundit qe ra ne oborrin e shtepise. Familja Jashari u sakrifikua me koshience te plote. Me Bekim Jasharin, djalin e Hamzes shetitem neper shtepite qe ruajne ende gjurmet e plumbave dhe predhave. Veshtire qe ne historine e globit te gjesh nje familje tjeter qe te kete bere nje sakrifice te tille. Ishte hera e 3 qe Jasharajt rrethoheshin e qendronin. Kishte ndodhur edhe me 30 Dhjetor 1991 dhe 22 Janar 1998. Reniane tyre ndezi perfundimisht rezistencen masive ne Kosove. Nderim per kete familje ne diten e pavaresise por njekohesisht edhe ne ditelindjen e 66 te Adem Jasharit. Bekim Hamëz Jashari./InLajmi/