Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në burgun e Dubravës ka ndodhur një ngjarje jo e zakonshme, kjo pasi është arrestuar një person i cili gjatë vizitës së tij tek një i dënuar në burg kishte tentuar të fusë 33.1 gram substanca narkotike të llojit marihuanë, përcjell InLajmi.
“Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi i njëjti ishte për vizitë të personit të dënuar dhe në valixhen që i kishte dërguar janë gjetur gjashtëdhjetë e katër (64) qese me substancë të dyshuar narkotike e llojit Marihuanë me peshë 33.1 gram. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, bënë të ditur policia e Kosovës.
Kurse pak orë më vonë në qendrën korrektuese në Pejë, afër murit janë gjetur edhe 2 pako me cigare , 46 toptha të vogël me foli alumini po ashtu me substancë të dyshuar narkotike, me peshe 61 gram.
“Nga oficerët korrektues në perimetrin e burgut afër murit janë gjetur 2 pako të cigareve me 46 toptha të vegjël, me foli alumini me substancë të dyshuar narkotike, me peshë 61 gram. Substanca është konfiskuar nga zyrtarët policor kompetent. Është njoftuar prokurori i shtetit dhe rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport./InLajmi/