• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Saturday, 19 July, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Kosovë

5 marrëveshje për bashkëpunimin kulturor mes Kosovës dhe Shqipërisë

J G nga J G
28 November 2021
në Kosovë
0 0
0
5 marrëveshje për bashkëpunimin kulturor mes Kosovës dhe Shqipërisë
0
SHPERNDARJE
29
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Bashkëpunimi Kosovë-Shqipëri në kulturë e trashëgimi, përpos 2 marrëveshjeve që u nënshkruan të premten, u konkretizua edhe me pesë marrëveshje të tjera që i hapin rrugë forcimit të raporteve mes institucioneve kombëtare të kulturës e të trashëgimisë kulturore të të dyja vendeve tona, përcjell InLajmi.

Marrëveshjet që u nënshkruan në takimin mes 2 delegacioneve të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Kulturës së Republikës së Shqipërisë në ambientet e Teatrit Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor në Tiranë, janë:

– Marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani” dhe Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë;

– Protokoll bashkëpunimi ndërmjet Operës, Filharmonisë, Baletit Kombëtar të Kosovës dhe Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve “Shota” të Republikës së Kosovës dhe Teatrit Kombëtar të Operas, Baletit – Ansamblit Popullor (TKOBAP) të Republikës së Shqipërisë;

– Marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Muzeut Kombëtar të Kosovës dhe Muzeut Historik Kombëtar të Shqipërisë;

– Marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Parkut Arkeologjik Kombëtar Apolonia të Shqipërisë dhe Parkut Arkeologjik Ulpiana të Kosovës; dhe

– Marrëveshje bashkëpunimi mes Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave të Shqipërisë.

Fillimisht, takimin dypalësh e hapën me fjalët përshëndetëse ministrat Elva Margariti dhe Hajrulla Çeku.

Ministri Çeku tha se jemi bashkë në Tiranë për të shprehur përkushtimin e dy ministrive tona drejt thellimit të bashkëpunimit të ndërsjellë në fushën e kulturës dhe trashëgimisë kulturore.

“Kultura si indikator kryesor i zhvillimit shoqëror çdo ditë e më tepër vlerësohet si motor kyç për zhvillim të qëndrueshëm. Vendet tona ndajnë vlera të përbashkëta kulturore, materiale dhe shpirtërore të cilat janë zhvilluar nga e kaluara e deri më sot, dhe që në vete bartin potencialin për zhvillim, për një të ardhme të përbashkët më të mirë. Në anën tjetër, trashëgimia kulturore është një prej burimeve më të fuqishme të identitetit, lidhja jonë me historinë, ndjenjën e pronësisë dhe kujdesin ndaj vlerave dhe nxit përgjegjësinë ndaj gjeneratave që do të vijnë pas nesh. Duke e mbrojtur trashëgiminë kulturore ne e mirëmbajmë kujtesën kolektive”, u shpreh mes tjerash ministri duke theksuar se marrëveshjet e nënshkruara mundësojnë konkretizimin e bashkëpunimit të institucioneve kombëtare të kulturës e të trashëgimisë.

Në anën tjetër, ministrja Margariti u shpreh se është mjaft domethënëse që Kosova dhe Shqipëria në vigjilje të Festës së Flamurit bashkojnë shqiptarët kudo ku janë, ngase institucionet tona angazhohen bashkë për të promovuar kulturën, të bukurën shqiptare, ajo çfarë na bën unike në hartën e kombeve.

“Ne shqiptarët duhet të ndjehemi me fat sepse kemi trashëguar një pasuri kulturore të jashtëzakonshme dhe shumë kombe nuk e kanë, e kërkojnë, e krijojnë, ndërsa ne e kemi detyrën që atë që e kemi ta ruajmë”, u shpreh ndër të tjera ministrja Margariti.

Tutje, në vazhdën e takimit të përbashkët, u nënshkruan marrëveshjet nga titullarët e institucioneve gjegjëse.

Drejtorët e Bibliotekave Kombëtare të Kosovës dhe Shqipërisë, Fazli Gajraku, respektivisht Piro Misha, nënshkruan marrëveshjen e parë që parasheh bashkëpunimin mes institucioneve në fjalë. Marrëveshja, ndër tjerash, përfshin grumbullimin, pasurimin, ruajtjen, mirëmbajtjen e trashëgimisë kombëtare të shkruar dhe të shtypshkruar, promovimin, shkëmbimin e botimeve dhe të informacionit, organizimin e veprimtarive bibliotekare, organizimin e Konferencës Kombëtare të Bibliotekonomisë si dhe shkëmbimin e përvojave bibliotekare.

Sekretari i Përgjithshëm i MKRS-së, Bislim Bislimi, bashkë me Ornela Durmishaj, Drejtoreshë e Parkut Arkeologjik Apolonia, nënshkruan Marrëveshjen e bashkëpunimit ndërmjet Parkut Arkeologjik Ulpiana të Kosovës dhe Parkut Arkeologjik Kombëtar Apolonia të Shqipërisë; kurse Protokollin e bashkëpunimit ndërmjet Operës, Filharmonisë, Baletit Kombëtar të Kosovës dhe Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve “Shota” të Republikës së Kosovës dhe Teatrit Kombëtar të Operas, Baletit – Ansamblit Popullor (TKOBAP) të Republikës së Shqipërisë e nënshkroi sekretari Bislimi dhe drejtoresha Zana Çela.

Në marrëveshjen për bashkëpunim mes institucioneve të operës, filarmonisë dhe ansambleve parashihet të bëhet krijimi i kushteve për realizimin e përbashkët të performansave të institucioneve në fjalë duke shfrytëzuar hapësirat dhe kapacitetet shtesë të njëri-tjetrit. Ndërkaq, në marrëveshjen për parqet arkeologjike përcaktohen format e bashkëpunimit me qëllim të promovimit të këtyre parqeve; shkëmbimin e përvojës dhe kuadrit profesional-shkencor; hulumtime të përbashkëta; organizimin e ekspozitave arkeologjike; qasje në laboratorët e Parqeve me qëllim të kryerjes së analizave laboratorike.

Ajet Leci, drejtor i Muzeut Kombëtar të Kosovës dhe Dr. Dorian Koçi, drejtor i Muzeut Historik Kombëtar të Shqipërisë nënshkruan marrëveshjen për muzetë. Bashkëpunimi pritet të zhvillohet në ekspozita të ndërsjella të materialeve dokumentare dhe formave tjera, realizimin e ngjarjeve të përbashkëta që shënojnë data të rëndësishme të historisë dhe kulturës kombëtare, shkëmbimin e botimeve dhe të kuadrit profesional si dhe aftësimin e tij dhe ekspeditat e përbashkëta shkencore.

Marrëveshjen e fundit në vargun e dokumenteve që u nënshkruan sot ishte marrëveshja e bashkëpunimit mes Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave të Shqipërisë që i nënshkruan Bedri Zyberaj, Kryeshefi Ekzekutiv i Agjencisë, dhe Ardit Bido, Drejtori i përgjithshëm i Drejtorisë së Arkivave të Shqipërisë. Marrëveshja parasheh shkëmbimin e specialistëve të veprimtarisë arkivore dhe unifikimin e shërbimit me qëllim studimor, zhvillimin e sistemeve softuerike “Arkiva online”, “Arkiva onsite” dhe të sistemit elektronik për elemente financiare që të interesuarit që marrin shërbime arkivore, pagesat për shërbimet e kryera t’i kryejnë në mënyrë elektronike./InLajmi/

 

Tags: Elva Margariti.Hajrulla ÇekuMarreveshje
Postimi i mëparshëm

Edi Rama: Gëzuar 28 Nëntorin!

Postimi tjetër

Janë shqiptuar 356 gjoba për mosrespektim të ligjit anti-Covid

Të ngjajshme Postime

Moti për ditën e sotme
Kosovë

Pritet destabilizim intensiv i motit

17 July 2025
Rahovec: Po bënin gara – njëri gjobitet me 500 euro, 2 të tjerë s’kishin as patentë shofer
Kosovë

Rahovec: Po bënin gara – njëri gjobitet me 500 euro, 2 të tjerë s’kishin as patentë shofer

17 July 2025
Përfshihet nga zjarri një banesë te Parku i Qytetit në Prishtinë, zjarrfikësit dhe ambulanca në vendgjarje
Kosovë

Përfshihet nga zjarri një banesë te Parku i Qytetit në Prishtinë, zjarrfikësit dhe ambulanca në vendgjarje

16 July 2025
Mot me vranësira e intervale kohore me diell
Kosovë

Pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpeshta lokale

16 July 2025
Policia deklarohet për zjarrin në një depo të një marketi në Lipjan: Raportohet vetëm për dëme materiale
Kosovë

Policia deklarohet për zjarrin në një depo të një marketi në Lipjan: Raportohet vetëm për dëme materiale

15 July 2025
Vdes një 69 vjeçar, dyshohet se ka rënë në lumin Morava
Kosovë

Arrestohet i dyshuari për “Vrasje në tentativë”, kishte plagosur një person në Gojbuljë të Vushtrrisë

15 July 2025
Postimi tjetër
Janë shqiptuar 356 gjoba për mosrespektim të ligjit anti-Covid

Janë shqiptuar 356 gjoba për mosrespektim të ligjit anti-Covid

Lajmet e fundit

Si të kërkoni falje siç duhet dhe të shpëtoni marrëdhëniet tuaja?

Si të kërkoni falje siç duhet dhe të shpëtoni marrëdhëniet tuaja?

19 July 2025
Mourinho: Do të kthehem në Portugali në kulmin e karrierës sime

Mourinho: Do të kthehem në Portugali në kulmin e karrierës sime

19 July 2025
Emisarja britanike: Normalizimi i marrëdhënieve Kosovë–Serbi kërkon veprim, jo zgjidhje magjike

Emisarja britanike: Normalizimi i marrëdhënieve Kosovë–Serbi kërkon veprim, jo zgjidhje magjike

18 July 2025
Tragjedi në Elbasan, 2 vëllezërit e mitur mbyten në lumin Shkumbin! Ishin duke ruajtur bagëtitë

Tragjedi në Elbasan, 2 vëllezërit e mitur mbyten në lumin Shkumbin! Ishin duke ruajtur bagëtitë

18 July 2025
Magnus mund ChatGPT/ Numri një i botës në shah mund Inteligjencën Artificiale pa humbur asnjë figurë për 53 minuta

Magnus mund ChatGPT/ Numri një i botës në shah mund Inteligjencën Artificiale pa humbur asnjë figurë për 53 minuta

18 July 2025
Haziri: Kurti e bën një hap para e dy prapa – Ai po sillet me dy standarde, po e vuajmë këtë mendësi

Haziri: Kurti e bën një hap para e dy prapa – Ai po sillet me dy standarde, po e vuajmë këtë mendësi

18 July 2025
Izmaku: Nëse propozohet emri i Limajt, të hënën mund të konstituohet Kuvendi

Izmaku: Nëse propozohet emri i Limajt, të hënën mund të konstituohet Kuvendi

18 July 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu