Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ka shprehur ngushëllime për rastin e mbrëmshëm që ndodhi në Gllogjan, përcjell InLajmi.
“Në emrin tim dhe në emër të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, shpreh keqardhje për tragjedinë e tmerrshme që ndodhi në Kosovë.Nuk ka fjalë ngushëllimi për prindërit e fëmijëve që tragjikisht humbën jetën, e as për të gjithë qytetarët e Kosovës që po vajtojnë për jetët e humbura. Jemi bashkë në zi me mendimet tona dhe dëshirojmë shumë forcë që të kalojë pikëllimi dhe dhimbja”, tha ai.
/InLajmi/