Lidhur me sulmin që ka ndodhur mbrëmë në Gllogjan ku u sulmua një autobus me nxënës, e si pasojë mbetën të vdekur 3 persona, prej tyre 2 nxënës, ka reaguar edhe Zyra e BE-së në Kosovë, përcjell InLajmi.
Në reagimin e bërë nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë thuhet se janë thellësisht të pikëlluar me sulmin drejt autobusit
“Të tronditur dhe thellësisht të pikëlluar me sulmin e neveritshëm drejt autobusit të nxënësve. Shpresojmë se autori do të sillet shumë shpejt para drejtësisë. Mendimet dhe lutjet tona janë me viktimat dhe familjet e tyre. Të lënduarve u urojmë shërim të shpejtë’, thuhet në reagim.
Ndryshe, mbrëmë rreth orës 19:00 është sulmuar me armë zjarri një autobus në Gllogjan të Deçanit, ku të vrarë kanë mbetur 3 persona, shoferi dhe 2 nxënës.
Autori i krimit ka qenë i maskuar, ndërkohë Policia është në kërkim të tij.
/InLajmi/