Kryetari i Deçanit Bashkim Ramosaj ka reaguar edhe gjatë mëngjesit të sotëm pas rastit të mbrëmshëm në Gllogjan, përcjell InLajmi.
Ramosaj e ka cilësuar të trishtë mëngjesin e sotëm pas sulmit makabër që ndodhi mbrëmë në Gllogjan, ku humbën jetën 2 nxënës.
Ai fton qytetarët të bashkëpunojnë deri sa të bije në pranga dorasi.
Postimi i plotë i tij pa ndëhyrje:
Mëngjes i trishtë për Deçanin, e tërë kombin tonë, pas sulmit makabër që ndodhi mbrëmë në Gllogjan, ku humbën jetën dy nxënës, Genta Mustafaj e Ledian Hamzaj dhe shoferi i autobusit Gani Gjokaj, ku mbeti i plagosur edhe nxënësi Fliant Turkaj nga Dubrava e Deçanit.
Duke ju shprehur ngushëllime familjeve, lus të gjithë qytetarët që kanë ndonjë informacion rreth këtij krimi makabër, të bashkëpunojnë me institucionet relevante! /InLajmi/