Kryetari i Deçanit Bashkim Ramosaj po vazhdon të jetë pran familjarëve të të vrarëve mbrëmë në Gllogjan, përcjell InLajmi.
Ramosaj ka ftuar qytetarët që sot në ora 16:00 të takohen në qendër të Deçanit për të ndezur qirinjë në shenjë proteste dhe solidarizimi me familjet që mbrëm tragjikisht humbën më të dashurit e tyre!
Të dashur qytetarë të komunës së Deçanit,
Ju ftoj që sot, në ora 16:00, të takohemi në qendër të qytetit, për të ndezur qirinjë në shenjë proteste dhe solidarizimi me familjet që mbrëm tragjikisht humbën më të dashurit e tyre!/InLajmi/