Kryeprokurori i Maqedonisë së Veriut, Ljubomir Joveski, ka deklaruar sot se prokuroria ka marrë në pyetje 8 persona dhe se ditët në vijim do të merren në pyetje edhe shumë të tjerë për aksidentin tragjik në Bullgari ku humbën jetën 45 persona.
Megjithatë nën arsyetimin që të mos dëmtohet procesi i hetimit, nuk u dhanë detaje më të thella
“Organeve kompetente do tu japim 8 procesverbale nga personat e marrë në pyetje të cilët do të mund të ndihmojnë në zbardhjen e rastit. Hetimet vazhdojnë dhe ne në ditët në vijim do të marrim në pyetje edhe shumë persona të tjerë dhe procesverbalet do tua dërgojmë kolegëve bullgar”, tha Joveski, përcjell Alsat M.
Sipas tij duke pasur parasysh që të mos dëmtohet procesi hetimor, nuk mund të jepen informata më shumë se cilët persona i kemi marrë në pyetje dhe cilët do t’i marrim në ditët në vijim.