Bardhezinjtë u mundën me rezultatin e ngushtë 0-1 në shtëpi nga Atalanta, e cila vazhdon të tregojë se është një kockë e fortë në kampionatin italian.
Pas kësaj humbje, Zonja e Vjetër renditet në vendin e 8 në kampionat me 21 pikë të grumbulluara pas 13 javësh, ndërsa Atalanta vijon ngjitjen drejt kreut.