Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut njofton se gjatë 24 orëve të fundit, 17 qytetarë kanë humbur betejën me COVID-19. Ndërkaq janë regjistruar 463 raste të reja.
Gjatë këtyre 24 orëve janë shëruar 336 pacientë, duke çuar numrin e të shëruarve në 198.755.
Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 214 .676, ndërsa 7.528 kanë humbur jetën, shkruan Alsat M.
Raste aktive me këtë virus janë 8.393.