Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka përgëzuar qytetarët, ushtarët dhe oficerët e Ushtrisë së Kosovës për këtë ditë të shënuar, Ditën e Forcës, përcjell InLajmi
Lladrovci ka shkruar se kjo ditë ” është e lidhur ngushtë me 28 Nëntorin dhe “është rikujtesë e fuqishme e zjarrit atdhetar ndër breza, e përkushtimit mbinjerëzor për çlirim dhe pavarësi”.
Postimi i plotw i tij:
Qytetarë të Republikës së Kosovës, ushtarë, oficerë,
Gëzuar Dita e Forcës!
Në Ditën e Forcës, përjetësisht krenar për të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen e ndritur të kombit dhe Republikës së Kosovës!
Kjo ditë, e lidhur ngushtë me 28 Nëntorin, është rikujtesë e fuqishme e zjarrit atdhetar ndër breza, e përkushtimit mbinjerëzor për çlirim dhe pavarësi.
Ushtarë, oficerë, atdhetarë, gëzuar Dita e Forcës!
/InLajmi/