Prindi i nxënsit të plagosur në mbrëmjen e djeshme, në tragjedinë me autobusin që u sulmua me armë zjarri në Gllogjan, së fundmi ka shkruar një shkrim mjaftë prekës lidhur me këtë rast, përcjell InLajmi.
Siç ka shkruar ai, biri i tij i cili u plagos, por që fatmirësisht ka shpëtuar, sot pasi që është zhjuar ka pyetur për shokët e tij.
“ Sot djali im u zgjua, por pa shoqen e shokët e tij që ishte ulur në autobus me ta “ tha ai.
Babai i të plagosurit ka shkruar se i është përgjigjur djalit të tij duke i thënë së shoku dhe shoqja e tij jetojnë por tani në parajsë. Tutje ai shprehu ngushëllime familjarëve të viktimave.
Ndryshe, Policia e Kosovës ende po e kërkojnë të dyshuarin e këtij akti e që akoma nuk ka ndonjë lajm lidhur me këtë. /InLajmi/