Në Qendrën e Azilit në Magure, sot rreth orës 10:30 një person është gjetur pa shenja jete, i moshës, rreth 26 vjeç, përcjell InLajmi.
Këtë e ka konfirmuar, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Rajoni i Prishtinës, Agron Borovci.
“Rreth orës 10:30, kemi pranuar informatën për një person pa shenja jete në Qendrën e Azilit në Magurë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatur vdekjen e viktimës, mashkull, rreth 26 vjeç, shtetas i huaj”, tha Borovci
Ai tha se aktualisht policia me kujdes të shtuar ka nisur një hetimin për rastin, i cili po cilesohet si vdekje e dyshimtë dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit. E këto do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin dhe ndriçimin e plotë të rrethanave të rastit. /InLajmi/