Besa Çitaku është vajza nga Drenica e cila e përfaqësoi Kosovën në Egjipt, vitin 2021, në mesin e 77 shteteve të botës.
Ajo u pyet se nëse do të martohej me dikë që ka pagën prej 220 eurosh.
Por, ajo habiti me përgjigjen e saj të sinqertë.
Ajo tha se do të ishte e mjaftueshme për të dhe se e rëndësishme për të është lumturia se sa paraja, përcjell ATVLIVE.
“Nuk është që çon peshë rroga shumë, është me rëndësi ti shpirtërisht me u ndje mirë me personin, nëse ti ndihesh e lumtur me të dhe të bën të lumtur, se besoj që kish çu peshë rroga e tij”, tha ajo.