Policia e Kosovës ka bërë të ditur për një raportim se disa persona të panjohur kanë hyrë me forcë brenda objektit të një xhamie në Podujevë, me ç’rast kanë vjedhur një DVR të kamerave si dhe para në vlerë prej 30 euro, përcjell InLajmi.
Sipas policisë, rasti është duke u hetuar.
Njoftimi i plotë nga Policia e Kosovës:
“Podujevë, 25.11.2021 – 11:50. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur, me forcë kanë depërtuar në brendinë objektit të xhamisë dhe nga aty kanë vjedhur një DVR të kamerave dhe një shumë parash prej 30€. Rasti vazhdon të hetohet”, ka bërë të ditur policia./InLajmi/