Thellësisht i prekur nga vrasja makabre që ka ndodhur sonte në Gllogjan është shprehur edhe Shaqir Totaj nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), përcjell InLajmi.
Lidhur me sulmin ku mbetën të vdekur 3 persona, prej tyre 2 nxënës, Totaj tha se bashkëndjen dhimbjen e madhe të familjarëve në këto momente të rënda për ta dhe gjithë qytetarët e vendit.
Tutje, Totaj u ka shprehur ngushllimet më të thella për jetërat e humbura dhe shërim të shpejtë të plagosurve.
Postimi i plotë i tij:
Thellësisht jam i prekur nga vrasja makabre në Gllogjan. Bashkëndjejmë dhimbjen e madhe të familjarëve, në këto momente të rënda për ta dhe gjithë qytetarët e vendit.
Shpreh ngushllimet më të thella për jetërat e humbura dhe shërim të shpejtë të të lëndurave.
Organet e rendit duhet të reagojnë shpejtë në zbardhjen e rastit dhe autorët të dalin sa më parë para drejtësisë.
/InLajmi/