Sot në qytetin e Elbasanit do të mbahet takimi i radhës i 2 qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë.
Delegacioni i Kosovës do të arrijë në ora 09:45 të mëngjesit në Elbasan.
Në kuadër të agjendës thuhet se pos takimit të përbashkët të 2 qeverive, do të ketë edhe takim të ndarë mes 2 kryeministrave atij të Kosovë Albin Kurti dhe Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë.
Agjenda e plotë:
Elbasan, 26 Nëntor 2021
E premte, 26 Nëntor 2021
09.45 – Mbërritja e delegacionit të Republikës së Kosovës
(Vendi: Fish City, Elbasan)
10.00 – Mbërritja e Z. Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës
10.10 – Hapja e sesionit plenar të mbledhjes së dy Qeverive Shqipëri-Kosovë
(Vendi: Fish City, Elbasan)
Fjalë e Z. Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë
Fjalë e Z. Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës
Fjalë të shkurtra nga anëtarë të dy kabineteve për të parashtruar çështjet kryesore dhe marrëveshjet për nënshkrim
Z. Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë përmbyll sesionin plenar
11.20 – Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve ndërqeveritare
(Vendi: Fish City, Elbasan)
11.30 – Konferencë e përbashkët për shtyp e dy Kryeministrave
(Vendi: Fish City, Elbasan)
Gjuha e punës: Shqip
12.05 – Foto e përbashkët (Vendi: Fish City, Elbasan)
12.10 – Drekë zyrtare shtruar nga Z. Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë, në nder të
Z. Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës dhe delegacioneve të dy Qeverive
(Vendi: Fish City, Elbasan)
13.10 – Forumi i Biznesit Shqipëri – Kosovë (Vendi: Fish City, Elbasan)
Bashkëbisedim i Kryeministrit të Shqipërisë, Z. Edi Rama dhe Kryeministrit të
Kosovës, Z. Albin Kurti me përfaqësuesit e bizneseve